Zaranika

Përroi i Zaranikës

Zaranika e ka gjatësinë 18 km. Buron nga Domushi i Cërrujës dhe më poshtë bashkohet me ujin e gurrave të famshme të lagjes Hanol. Pastaj rrjedh

Qyteti i Elbasanit përmblidhej brenda një hapësire në formën e germës U, që formojnë tri ujëra: dy përrenjtë, Manasdere në Lindje dhe Zaranika në Perëndim, të cilët derdhen paqësisht në Jug, në lumin Shkumbin. Midis këtyre ujërave, të Zaranikës, Manasderes dhe Shkumbinit, shtrihej qyteti.
Sot nuk i respekton më këta kufij. Përgjatë shtratit të përroit të Zaranikës, deri thellë në malësinë e Shëngjergjit, midis Elbasanit dhe Tiranës, shtrihet krahina që quhet Gryka e Zaranikës. Zaranika e ka gjatësinë 18 km. Buron nga Domushi i Cërrujës dhe më poshtë bashkohet me ujin e gurrave të famshme të lagjes Hanol. Pastaj rrjedh me furi drejt perëndimit të Elbasanit. Në të shkuarën, gjatë sezonit të shirave, në pranverë dhe në vjeshtë, Zaranika me pjerrësi të madhe dhe shtrat të ngushtë, sillte shumë përmbytje e fatkeqësi në lagjet periferike të Elbasanit.

Images

Map